Ndërtimet pa leje nga Shkupi 2014 nuk planifikohen me ligj të legalizohen, njëlloj edhe ndërtimet pa leje në rajonin e mbrojtur në Ohër nga Unesko.

Kështu vlerëson Kryeministri Zoran Zaev, sipas të cilit me moslegalizimin e këtyre objekteve pritet të përfundojnë procedurat juridike që këto objekte të largohen ndërsa rreth propozim ligjit për legalizim do të dësgjohet opinioni publik.

“Për objekte e Shkupit 2014 nuk ka legalizim sepse këto objekte nuk janë shtëpi, nuk janë banesa individuale dmth këto nuk janë ëët përfshira në ligje perkatëse dhe poashtu edhe ndërtimet pa leje në Ohër në përputhje me planin udhëheqës në rajonin e Ohrit sepse Uneskos përcaktimi është i qartë dhe me moslegalizimin e tyre prite që të mos largohen ato nga ketgoria e parë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.