Lideri i LSDM Zoran Zaev ka porositur bashkë partiakët e tij se duhet të punojnë dhe të tregojnë rezultate me të cilat LSDM do të dëshmojë se si duhet të qeveriset me shtetin në të kundërtën do të ndëshkohen, raportojnë burime brenda partis për tv24.

Në të njëjtën linjë ishte edhe sekretari i partisë i cili tha se rezultatet e zyrtarëve do të analizohen dhe se ata që nuk do të tregojnë rezultate do të pushohen nga funksioni.

Sipas burimeve jozyrtare në rrethin më të ngushtë të udhëheqësisë së LSDM ka funksionar me rezultatet e të cilëve Zaev nuk është i kënaqur por emrat e tyre nuk zbulohen.