E gjithë ajo që mund të ndryshohet mund të kthehet mbrapa, prandaj çdo ndryshim kushtetues nuk do të thotë se ka garancion të përhershëm për Greqinë, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske rreth kërkesës së Athinës për ndryshimin e Kushtetutës, si garancë e zgjidhjes së çështjes së emrit.

Zaev shpreson se mund të gjejnë zgjidhje për këtë çështje. Sipas tij, me rëndësi është të qenurit në linjë me praktikën e njohur ndërkombëtare të zgjidhjes së problemeve të këtilla.

Ai shtoi se nuk duhet të vendosen vija të kuqe përderisa dëshirohet të arrihet një zgjidhje, por duhet patjetër të ruhet dinjiteti i të dy popujve dhe të mbahet identiteti.

“Identiteti është ndjenjë dhe për atë nuk mundeni të negocioni, të tregtoni. Unë besoj se në këtë frymë, duke udhëhequr kujdesshëm drejt partnerëve me të cilët negociojmë do të gjejmë zgjidhje, dhe njëkohësisht të hapet Kushtetuta e Greqisë dhe të shohim se si ata kujdesen për grekët jashtë Greqisë. Unë jam i gatshëm, se si ata kujdesen për grekët të cilët jetojnë jashtë Greqisë, ashtu edhe ne të kujdesemi për maqedonasit të cilët jetojnë jashtë Maqedonisë”, tha Zaev.