Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se serbët dhe maqedonasit janë popuj vëllezër, por se në pushtetin në Serbi ndodhet udhëheqja nacionaliste e Aleksandar Vuçiqit.

“Serbët dhe maqedonasit janë popuj vëllezër. Evropa do të na dojë më shumë nëse avancojmë bashkëpunimin tonë. Serbia është ajo që e meriton e para nga ne mbështetjen, pasi jemi ortodoks, popull i krishterë dhe duhet t’i ndihmojmë të tjerët”, ka thënë Zaev për mediat serbe.