Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se sonte do të ketë takim me partnerët e koalicionit për plotësimin e vendeve të zbrazura në Qeveri, përcjell Fol.

Zaev gjatë vizitës në Prishtinë bëri të ditur se pak kthimit në Shkup do të takohet me partnerët e koalicionit, duke shfaqur shpresë se ky do të jetë takimi i fundit për çështjen për plotësimin e përbërjes qeveritare.

“Sonte pas kthimit nga Kosova kam takim me partnerët e koalicionit. Shpresoj se do të jetë i takimi i fundit që të mundemi t’i kumtojmë emrat e kandidatëve të propozuar në Parlament në vendet e zbrazura në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev. /Fol/