Kryeministri Zoran Zaev sërish ka folur sot rreth zgjerimit të Qeverisë. Ai pas takimit me ministrin gjerman të shtetit, Roth theksoi se dëshiron që të zgjerojë koalicionin qeverisës dhe maxhorancën, informon INA. Ai porositi që partitë parlamentare të mendojnë për ofertat që kanë marrë për bashkëqeverisje. “Propozimet janë të vlefshme për tu menduar, pres përgjigjen nga ana e tyre. Mbrëmë jam dëgjuar me një nga liderët e këtyre grupeve parlamentare. Sot kam si qëllim ti marr në telefon, sepse dua që të rris shumicën parlamentare”, theksoi Zaev. (INA)