Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar pas takimit me liderët se ky proces kërkon përkushtim, pëfshirje dhe përgjegjësi politike me qëllim ndërtimin e konsensusit nacional.

“Ky proces kërkon përgjegjësi politike me qëllim të ndërtimit të konsensusit nacional në Republikën e Maqedonisë. Me zgjidhjen e kontestit bilateral që zgjat 25 vjet kemi për qëllim që të sigurojmë përparim në rrugën tonë drejtë integrimit në NATO dhe BE”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.