Zgjidhja më e shëndoshë për prokurorinë është ajo që bëhet me konsensus. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, i cili nënvizoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në deklaratën e saj për Planin B për prokurorinë nuk ka thënë asgjë të re.
“Askush nuk dëshiron që të kërkojmë zgjidhje të shtypur nga koha, të gjithë të ulur në një tryezë, politikanët, përfaqësuesit e parlamentit dhe të gjithë të gjejmë zgjidhje. Për këtë arsye gjithmonë ekzistojnë alternativa, me të cilat mund të gjenden zgjidhje. Por zgjidhja më e shëndoshë është ajo të cilën do ta sjellim me konsensus të gjithë, ashtu siç e ka parashikuar kushtetuta, ligjvënësi me më së paku dy të tretat, ndërsa unë besoj se me konsensus është e mundur që të sillet, me qëllim që ky segment i rëndësishëm nga gjyqësori, punën e prokurorisë publike ta garantojmë në të ardhmen.”- ka thënë Zaev, transmeton SHENJA.