Përmes avancimit të aspekteve ekonomike të jetës në Republikën e Maqedonisë besoj se shumë më shpejt mund ta afrojmë Maqedoninë deri në Evropë.

Qëllimi ynë është që duke i praktikuar vlerat evropiane edhe në Maqedoni ta afrojmë standardin tonë me standardin e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Kjo mundet vetëm përmes bashkëpunimit të politikës me bizneset, porositi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i cili sot mori pjesë në Forumin ekonomik “Dialog për ardhmërinë 2017” në Vjenë, sivjet përkushtohet në temat “Politika takohet me ekonominë” dhe “Bashkëpunimi rajonal si pjesë e integrimeve evropiane”. Bashkëpunimi mes biznesit dhe politikës, thekson, është temë e hapur edhe në shoqërinë e Maqedonisë dhe diçka që është e fokusuar Qeveria me përqindje të madhe nga energjia e saj.

“Në prani të njerëzve të njohur në Forumin ekonomik vjenez, por dhe me njerëz nga mbarë rajoni ynë, nga vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet të cilat janë aspirante ndaj Bashkimit Evropian, debatojmë hapur në instancë të lartë, siç ka ditur Forumi ekonomik vjenez ta bëjë atë, që ta afrojmë familjen tonë të Maqedonisë me tërë Ballkanin Perëndimor, deri te Bashkimi Evropian si qëllim përfundimtar”, tha Zaev në deklaratën për media.

Vendet e reja të punës, standardi i lartë i jetesës së qytetarëve, rritja e bruto prodhimit vendor, konsideron kryeministri i Maqedonisë, është e mundur të realizohen përmes investimeve të drejtpërdrejta vendore apo të huaja, përmes motivimit të hapjes së vendeve të reja të punës, reparte të reja të prodhimit dhe rritje të tregtisë ekonomike në përgjithësi. Veçanërisht, thotë Zaev, duhet t’i përkushtohet vëmendje e madhe komponentës eksportuese e cila, siç theksoi, paraqet faktor të rëndësishëm për një pjesë të qëndrueshme dhe zhvillim të Maqedonisë.