Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev shpreson se së bashku me partitë e koalicionit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të fitojnë mbi 61 deputetë. Por, kjo, thotë Zaev, nuk do të thotë se janë të hapur për koalicion paszgjedhor, duke e pasur parasysh atë se nevojitet shumicë stabile me qëllim që të punohet në përmbushjen e të gjitha proceseve reformuese dhe zhvillimin e ekonomisë që të përmirësohet jeta e qytetarëve. Megjithatë, siç potencoi, kjo do të bëhet vetëm me parti të cilat do të ndryshojnë për më mirë që të mund të përmirësohen edhe gjendjet në shtet.

“Me 61 deputetë formohet Qeveria, por nevojitet shumicë parlamentare stabile për arsye se na pret periudhë në të cilën do të punojmë brenda vendit. BE, NATO, u bënë. Janë zgjidhur problemet me Greqinë dhe Bullgarinë. Në aspektin multietnik në vend jemi të bashkuar dhe unik. Duhet të punojmë në transformimin e plotë në vend duke na përfshirë të gjithë neve si individë në funksion të përmirësimit tonë, të rritjes së produktivitetit, përgjegjësisë, të ketë rend. Gjithashtu duhet punuar në ekonomi, në përmirësimin e standardit jetësor, paga më të mëdha…”, tha Zaev, në pres konferencën në selinë e partisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të koalicionin me BDI-në pas përfundimit të zgjedhjeve nëse kjo parti është fituese në bllokun shqiptar.

Ai shtoi se e gjithë kjo është kushtëzuar nga shumica parlamentare shumicë.

“Është e logjikshme se mbi dy baza duhet kërkuar partner. Madje edhe me koalicion të siguruar, ne nuk themi na jepni 61 deputetë, që të mos varemi nga askush. Ne duhet të varemi nga çdokush, madje edhe nga opozita e ardhshme. Pse? Për arsye se kjo është demokraci. Në rrethana të tilla është e logjikshme që bashkësia e dytë për nga madhësia, ajo shqiptare, të jetë dukshëm e përfaqësuar në Parlament, do të thotë me të paktën dhjetëra, 12 – 13 deputetë duke e pasur parasysh se në korpus sigurohen rreth 23 mandate të shqiptarëve, tanët, të BESËS, të BDI-së, Aleancës për Shqiptarët.. Gjithashtu, duhet të përfaqësohet edhe bashkësia etnike maqedonase, por edhe boshnjakët, serbët, romët, turqit, gjegjësisht bashkësitë më të vogla”, tha Zaev.

Kjo, shtoi lideri i LSDM-së, është shumicë stabile, parlamentare, e përfaqësuar nga bashkësitë etnike dhe numër më i madh i koalicionit të ardhshëm qeveritar për funksionimin e papenguar të Parlamentit.

“Opsionet e zgjedhjes duhet të jenë në pajtim me vlerat dhe parimet. Qytetarët presin partitë të ndryshojnë, të përmirësohen. Prandaj mjaft denjësisht flas për gjëra të cilat janë problematike në shoqëri. Siç na kanë kritikuar ne, jemi përpjekur dhe kemi ndryshuar, kemi dhënë përgjigje dhe kemi bërë gjithçka për t’i korrigjuar punët, këtë e presim prej partnerëve në koalicion edhe prej koalicioneve të ardhshme të cilat do t’i bënim. Nuk mund të lejojmë ndërtime të paligjshme kush kudo që dëshiron në Ohër, ose ndërtime të paligjshme në Matkë, nuk mund të mos ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie për problemet e rëndësishme”, tha Zaev.

Këtë, shtoi lideri i LSDM-së e presin qytetarët të cilët kanë qenë të durueshëm derisa janë zgjidhur çështje të mëdha, por siç shtoi, nuk do të shohin përmes gishtave në pushtetin e ardhshëm.