Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një deklaratë për gazetën serbe ‘Blic’ ka përsëritur se Qeveria në Shkup asnjıherë nuk ka pasur për qëllim, as edhe nuk ka dhënë udhëzime për kryerje të çfarëdo aktiviteti për intelegjencë kundër çfarëdo vendi fqinj, duke përfshirë edhe Serbinë.

Para bisedës së sotme telefonike me kryetarin e Aleksandar Vuçiq, Zaev ka thënë se Qeveria e re fuqishëm është e përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Serbinë.