Edhe pse flitej për barazi dhe kohezion social, qeveria e re e drejtuar nga kryeministrin Zaev po vazhdon avazin e vjetër të regjimit të kaluar duke i diskriminuar shqiptarët.

Ndarja e 79 banesave për kategoritë e njerëzve në nevojë nga qeveria Zaev nuk duket e drejtë.

Banesat sociale do të shpërndahen në të gjithë territorin e Maqedonisë kështu: 39 apartamente në Koçan 10 apartamente në Makedonski Brod 3 apartamente në Prilep 2 në Shtip, Berovë dhe Kriva Pallankë 1 apartament në Kërçovë.

Nga 20 apartamente që janë për njerëzit me të ardhura të ulëta, 7 janë në Veles, 3 në Kratovë dhe Koçanë, 1 në Prilep, në Kriva Palanka, Dibër, Tetovë, Gostivar dhe Shtip.

Për këto apartamente do të mund të aplikojnë fëmijët pa prindër dhe shfrytëzuesit të kujdesit prindëror të ndihmës sociale dhe të përhershme financiare, njerëz të prekur nga fatkeqësitë natyrore, invalidët, pjesëtarët e komunitetit rom. (INA)