Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp tha se partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, po punon për të shfuqizuar Marrëveshjen e Prespës.

Zaev tha se VMRO-DPMNE-ja vazhdon të përhap ide të rrezikshme për Marrëveshjen e Prespës, e cila sipas tij, e ka anëtarësuar shtetin në NATO dhe e ka afruar drejt BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se nuk mendon që OBRM-PDUKM do të ketë shumicë prej dy të tretave, por tha se është detyrë e tij që t’i theksojë hapat e opozitës.

Kryetari i LSDM-së tha se shfuqizimi i Marrëveshjes së Prespës do të thotë ndarje dhe bllokime të reja, si dhe humbje e anëtarësimit në NATO.