Kuvendi i RM-së sot do ta mbajë seancën e 23-të në të cilën në rend dite janë parashtrimi i pyetjeve të deputetëve, përcjell Fol.

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve.

Seancën për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, parlamenti fillon ta mbajë pas 100 ditëve nga formimi i qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale, ajo u shty.

Seanca e fundit për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve është mbajtur më 29 shtator 2016, pak para shpërbërjes së kaluar të parlamentit.

Për sot poashtu është caktuar edhe mbledhja e komisionit juridiko-ligjdhënës. /Fol/