Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot i vizitoi personat nën kujdesje në Entin për Mbrojtje dhe Rehabilitim në Bansko.

Nga shërbimi qeveritar për media kumtuan se me shënimin e përbashkët të ditës së dytë nga festa e madhe fetare Krishtlindja, vazhdon miqësia tradicionale 30-të vjeçare mes kryetarit të Qeverisë, Zaev dhe personave nën kujdesie, fëmijë dhe të rritur, të akomoduar në Entin për Mbrojtje dhe Rehabilitim në Bansko.

Takimi ka kaluar në atmosferë festive me bisedë të relaksuar miqësore.

Kryeministri Zaev i ka njoftuar se tashmë punohet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa në drejtim të mbrojtjes më të mirë të tyre, kujdesit dhe trajtimit, shqyrtohen mundësitë për rritje të numrit të infermierëve dhe punëtorëve për mbajtjen e higjienës në Ent.

Përcaktimi i Qeverisë që të sigurojë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët në vend sjell ardhmëri të lumtur të përbashkët për të gjithë në Republikën e Maqedonisë, u theksua në takimin e sotëm festiv të kryeministrit Zoran Zaev me personat nën përkujdessje në Entin për Mbrojtje dhe Rehabilitim në Bansko.