Kryeministri  Zoran Zaev sot deklaroi se nuk mendon për zgjedhje të parakohshme parlamentare sepse prioritet tani janë  përfundimi i zgjedhjeve lokale,ndërsa rezultati  e inkurajon atë që të marr vendime serioze,në mes tjerash edhe për cështjen e emrit.

Nuk mendoj për zgjedhje parlamentare sepse ende vijojnë zgjedhjet lokale,ndërsa prioritet i ynë është që ato të përfundojnë komplet të rregullta dhe kredibile sikur në raundin e parë sepse vetëm atëherë Maqedonia fiton.Me siguri do të marrim vendime pas 29-it.Rezultatet në zgjedhje më japin inkurajim shtesë për marrje të vendimeve duke përfshir edhe zgjidhjen e kontestit të emrit-tha Zaevi në konferencën e përbashkët me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Boshnjës dhe Hërcegovines,Denis Zvizdiq.

Ai poashtu përkujtoi se ka ftuar Methju Nimic që në nentor pas zgjedhjeve të dal me propozim dhe ide për emrin.