Së shpejti do të dhurojmë vaksina për Maqedoninë e Veriut, kur do të kemi sasi të mjaftueshme nga BE-ja, tha ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Ajo për televizionin BTV deklaroi se vonesa ishte për shkak të mekanizmit Kovaks, ku Bullgaria gjithashtu është pjesëmarrëse.

“Tani fillon furnizimi i rregullt i vaksinave nga ana e BE-së dhe shpresoj që së shpejti ta kemi këtë mundësi. Bullgaria së shpejti do të dorëzojë vaksina në Maqedoninë e Veriut”, tha Zaharieva.

“Unë me të vërtetë dua që marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të kthehen në normalitet. Mendoj se nëse i zvogëlojmë emocionet, ka mënyrë për të gjetur një marrëveshje”, shton Zaharieva.

Ajo i komentoi edhe informacionet nga Maqedonia e Veriut, pas shpalljes së tenderit për ndërtimin e hekurudhës deri në kufirin me Bullgarinë.

Dashtë Zoti, të ketë shumë kandidatë dhe ndërtohet Korridori 8, nuk është normale të mos kesh një lidhje hekurudhore midis dy vendeve. Jemi të dënuar të kemi sukses, ishte kategorike ministrja Ekaterina Zaharieva.