Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Arbër Zaimi përmes një statusi në “Facebook”, reagoi në lidhje me shpalljen e kandidaturës së Bujar Osmanit për president.

“Para disa ditësh në Maqedoninë e Veriut u shpall kandidatura presidenciale e dr. Arben Taravarit, mjek e kryetar i Gostivarit. Sot lexoj se dhe Ali Ahmeti ka nxjerrë një nga vartësit e tij si kandidat për president. Por nuk arrij ta kuptoj, cilës tendence i shërben Ali Ahmeti me përpjekjen që ta përçajë votën shqiptare me një kandidat të dytë?”, thotë Zaimi.

Sipas tij, gara është në zgjedhjet parlamentare dhe pse ka pasur nevojë BDI-ja ta shpallë një kandidat të dytë.

Ndryshe, Taravari mbrëmë përmes mediave shpalosi platformën e tij siç është heqja e 20% e gjuhës shqipe, presidenti të votohet në Kuvend dhe përfshirja e bullgarëve dhe pakisave tjera në Kushtetutë.