Një veshje e blerë në një dyqan Zara mund të vijë me një shënim aspak të zakontë që deri më tani nuk është parë ndonjëherë ! Një nga markat më të suksesshme në industrinë e modës me vlerë mbi 8.6 bilionë paund dhe me më shumë se 2200 dyqane në mbarë botën duket se nuk paguan punëtorët. Kjo ngjarje ka ndodhur në Stamboll, ku njerëzit kanë gjetur shënime të shkruara me dorë nga punëtorët turq, shënime të cilat janë gjendur në xhepat e rrobave.
Në copëzat e letrave shkruhet se punëtorët nuk janë paguar prej muajsh! Kjo nuk është hera e parë që Zara vendoset në një situatë të tillë, pasi dhe më herët është paditur për kushtet e këqija të punës, për shfrytëzimin e refugjatëve sirianë nën moshën 15 vjeçare etj.
Por, pavarësisht kësaj, vetëm muajin e kaluar, kompania mëmë e Zara, Inditex, publikoi një deklaratë për shtyp duke deklaruar përkushtimin e saj për të punuar me sindikatat e punonjësve (International Labour Organisation). Kësaj kompanie do t’i akordohet një fond i cili do të përdoret për të gjitha problemet e lartëpërmendura e jo vetëm.