Aktakuza e Prokurorisë së Shtetit në Ankara ka zbuluar detaje për përgatitjen e grusht shtetit të 15 korrikut në vitin e kaluar.
 

Akuza ndër të tjera thotë se avionët e organizatorëve F-16 fluturuan disa herë mbi hotelin ku kishte qëndruar presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, transmeton lajmi.net

Baza ushtarake e ajrit Akinci pranë Ankarasë, sipas aktakuzës ishte qendra e planfikikimit dhe menaxhimit të grusht shteti sipas N1.

F-16 dy ditë para grusht shtetit fluturoi mbi hotelin Marmarisu në të cilin qëndronte Erdoani. Sipas aktakuzës synimi i organizatorëve ishte të vritej presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Nëse ky atentat do të dështonte do të kishe edhe një plan tjetër rezervë, për aktivizimin e avionëve që të do merreshin me vëzhgimin e fluturimit të avionit ku do të gjendej Erdogani.

Grusht shteti i organizuar më 15 korrik kishte dështuar, pasi mbështetës të shumtë të Erdoganit nuk lejuan që ai të rrëzohej nga pushteti.