Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski në profilin e tij të Facebook njoftoi detaje të reja për rastin e Liqenit të Smiklovës i njohur si rasti “Monstra”.

Ja se çfarë ka shkruar ai:

 – “Ajo që kam mësuar sot për rastin “Liqeni i Smilkovës” LAKE SMILKOVO dhe atë që unë kam, nuk duhet ta publikoj pa mbrojtje dhe përgatitje të duhur. Por unë mund të bëj publikisht dy pyetje:

1. Z. TRAJKO VELJANOVSKI, çka bënin tek JU në shtëpi djemtë disa orë para se të vriteshin?

2. A jeni Z. VELJANOVSKI i gatshëm të dëshmoni për këtë rast në poligrafi: JU, bashkëshortja juaj, djali juaj dhe vajza juaj dhe pjestarët e sigurimit tuaj?

LUTJE PUBLIKE tek të gjithë ata që e lexojnë këtë dhe kanë vullnet të mirë: shpërndajeni këtë postim! Në burg dergjen njerëz të pafajsshëm…”, shkruan Bozinovski./Think24.mk