Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi që ndodhi sot në Bashkinë e Lushnjës, ku u plagos kryebashkiaku Fatos Tushe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë.

Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

Kryetari i Bashkisë ka qenë në zyrë në ditën e sotme ndërsa burimet e para njoftojnë se Tushe dyshohet se mund te jetë plagosur nga një shpërthim i një lënde plasëse, ndërsa autori dyshohet se është Gezim Saraçi, ish-shofer i tij.

Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit, por nga të dhënat paraprakë mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrë.