LSDM-ja pritet që të drejtoje me qeverinë e Republikës së Maqedonisë në periudhën kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend.

Pikat e kërkuara nga BDI-ja veçse janë duke u pranuar dhe finalizuar nga LSDM-ja, ndërsa BDI-ja në mesin e pikave, jo zyrtarisht Tetova1 merr vesh është që LSDM-ja të mos kandidoje me kandidat shqiptar në komunat shqiptare.

LSDM-ja e Zoran Zaevit në zgjedhjet lokale në komunat shqiptare do të përkrah kandidat të pavarur për kryetar komune. Kjo strategji e LSDM-së tentohet që t`i jap fitore kësaj partie ku shumë kandidat të pavarur pasi që do të fitojnë zgjedhjet lokale në komunat e tyre si kusht nga LSDM-ja e kanë që ta bëjnë publike kalimin e tyre në LSDM.

Kështu, jo zyrtarisht mësohetse si kandidat të pavarur për këto zgjedhje lokale do të dalin kandidat në Komunën e Likovës, Gostivarit, Tetovës, Strugës, Kërçovës, Cairit, Haracinës, Studenicanit, etj, ndërsa pas përfundimit të zgjedhjeve, këto kandidat të përkrahur nga LSDM-ja do ta bëjnë publike kalimin e tyre në LSDM.(INA)