Të gjithë po pyesin sa sa para mund të shpenzojë Paris Saint Germain pa thyer rregullat financiare të Fair Play të përcaktuara nga UEFA për të kontrolluar infrastrukturën ekonomike të lojës.

Kur filloi të ekzistonte Financial Fair Play?

Regulli për të ruajtur rendin e shfenzimeve nga UEFA filloi në 2013. Paneli i Kontrollit Financiar të Klubit ka analizuar Të dhënat ekonomike të secilit klub që marrin pjesë në garat e UEFA-s gjatë tre sezoneve të mëparshme dhe futjen e sanksioneve që nga sezoni 2014/15, përcjell Albeu.com.

Çfarë është Fair Play?

Klubet mund të shepnzojnë pesë milionë euro më shumë sesa ato fitojnë gjatë një periudhe tre vjeçare. Megjithatë, ato mund të kalojnë atë shumë deri në një pikë të caktuar nëse mbulohet nga një kontribut ose pagesë e drejtpërdrejtë nga një pronar ose një entitet që lidhet me klubin, gjë që pengon një rritje të paqëndrueshme të borxhit. Kufiri i klubeve është 30 milionë euro Dhe kështu PSG është i detyruar të shesë lojtarët për të balancuar financat dhe për të shmangur një sanksion të ri nga UEFA.

Nëse pronari investon para nëpërmjet një sponsori në të cilin është i lidhur atëherë UEFA do të investigojë dhe nëse është e nevojshme atëherë ata do të përshtatin sasitë e paguar nga sponsori në drejtim të vlerësimit të bilancit të tregut në terma realë. Sipas rregullave aktuale, çdo njësi ekonomike që lidhet me një pronar dhe siguron më shumë se 30 për qind të të ardhurave të klubit, konsiderohet të jetë e implikuar.

Çfarë bën UEFA tani?

UEFA do të studiojë gjendjen e PSG dhe jo vetëm në fund të mekatos së transferimit. Mund të kemi pezullime për merkatot e ardhshme. Këtë dënim më parë e kanë marrë Barcelona dhe Reali, dënim i cili u mor në studimin e tyre të parë. Por këtë herë të dy klubet janë jashtë rrezikut dhe e gjithë vëmendja është tek PSG