Deputeti shqiptar i LSDM-së Muhamed Zekiri, në një intervistë për TV21 tha se partia e tij për 2.5 vjet ka bërë shumë dhe punët e tyre njihen nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai u shpreh i sigurt se do të fitojnë shumicë në Kuvend, ndërsa shtoi se në koalicionin e tyre ka vend edhe për parti tjera.

“LSDM-ja ppr 2,5 vjet ka bërë shumë dhe ka mirënjohje nga e mbarë bota. Nga regjimi dhe vend i mbyllur, i zgjodhëm çështje më të hidhura, e zgjodhëm kontestin me emrin, deri në fund të muajit bëhemi anëtarja e NATO-s, ndërsa së shpejti do të arrijmë edhe deri te data për BE”.

“Rritja e pagës minimale dhe mesatare, pensioneve dhe për 30% ndihmë më të lartë sociale, janë ndërtuar 750 kilometra autostrada. Kjo është vetëm një pjesë nga ajo asgjë, që LSDM-ja e ka bërë për vetëm 2,5 vjet”, tha Zekiri.

Ai shtoi se në gjyqësi ende janë të ulur gjykatës dhe prokurorë në tefterin e Jankullovkës për këtë edhe marshuam që ta transmetojmë mesazhin se tani janë të lira dhe asnjë pushtet nuk guxon të vë dorë në gjyqësi.