Nënkryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), njëherit edhe sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri në intervistë për Programin “X-Y” ka sqaruar qëndrimet e tij të liferuara për rastin “Monstra”, para se rasti të rikthehet në rigjykim. Ai thotë se premtimi i tij se rasti do të rigjykohet është mbajtur, dhe se i njëjti është rigjykuar, transmeton Zhurnal.mk

“Nuk kam dashur të futem në komentimin e gjithë atyre shkrimeve që janë bërë nga njerëz edhe të pa informuar mirë, si dhe njerëz dashakeq që i interpretojnë ashtu si duan deklaratët që i kam dhënë. Ata që më njohin, më njohin mirë, e dinë se kush ka qenë ai që ka ngritur zërin më së shumti për rastin ‘Monstra’ edhe kur nuk kam qenë pjesë e politikës, por edhe pasi jam bërë pjesë e politikës. Ndërsa atë deklaratë që vazhdimisht e nxjerrin është nga një debat që ka ndodhur në emisionin Clik plus në Tv21, ku ka qenë edhe i ndjeri Alajdin Demiri, miku im i vjetër me të cilin kam pas respekt reciprok. Në atë kohë ende rasti nuk ishte kthyer në rigjykim, deri në atë kohë gjashtë persona ishin të gjykuar për këtë rast përjetsisht. Unë isha deklaruar atë kohë se unë I’u garantojë se rasti do kthehet në rigjykim dhe se njerëzit do të lirohen, dhe ajo gjë ndodhi ndërkohë”, ka deklaruar Zekiri në programin “X-Y” që transmetohet çdo të martë në Zhurnal.mk

Ai në intervistë ka folur edhe për zërat se ka marrëveshje parparake mes LSDM-së dhe BDI-së që në zgjedhjet lokale të Tetorit të garojnë sëbashku. Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk e ekziston, por nuk përjashton mundësinë për bisedime për këtë qëllim. “Marrëveshje nuk ka. Gjithçka do të diskutohet kur të vijë koha dhe do të mësohet se do të ketë ose jo marrëveshje. Realisht ‘kokën’ Ali Ahmetit më së shumti ia ka shpëtuar deri më tani opozita shqiptare e cila nuk ka arritur që ti bashkojë forcat e saj, në bazë të asaj që unë mund ta shoh dhe bëjë si analizë. Edhe pse shumë lehtë është që të kërkohet faji te oborri tjetrit sesa në oborrin e tëndë”, shprehet Zekiri në intervistë.

Lidhur me paralajmërimet e kreut të opzoitës maqedonase Hristijan Mickoski se i mungojnë edhe disa deputet që ta rrëzojë Qeverinë e Zaevit dhe të formojë shumicë të re parlamentare, Zekiri thotë se këtë mund vetëm ta ëndërrojë Mickoski. “Mickoskit do ti kisha rekomanduar ta sheh pozitën e tij të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, se a do të ketë mundësi ta mbajë edhe gjatë kohë, apo jo. Sa për të bërë shumicë mundet vetëm se të ëndërrojë. Një gjë të tillë nuk ka gjasë ta bëjë një person siç është Mickoski”, thekson Zekiri. (Zhurnal.mk)