Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri ka akuzuar kreun e VMRO-së se po bllokon të ardhmen e vendit, dhe për këtë SHBA ka deklaruar se është e zhgënjyer nga ajo, shkruan Fakte. Ai ka thënë se kjo udhëheqësi është edhe më e keqe se Gruevski e Mijallkov.

”VMRO ka deputetë të mrekullueshëm, por udhëheqësia e saj nuk bën” – ka deklaruar mes tjerash Zekiri.

Ushëheqësja e emisionit Snezhana Llupevska ka akuzuar LSDM-në se nuk ka arritur marrëveshje paraprake në Maqedoni, pasi siç shihet, në këto ditë para votimit, lëshohen deputetë opozitarë nga burgu dhe kërkohet takim me Mickovskin.