Në emisionin “Studio e hapur”, Arsim Zekolli ka thënë se nuk bisedohet se ku ka qenë roli parandalues i diplomacisë ndërkombëtare për një ndodhi që ndodhi në vijë 30 kilometra larg kampit amerikan “Bonstill” në Kosovë dhe ambasadës amerikane në rajon që ndodhet në Shkup.

“Djemtë që depërtuar nuk i konsideroj se nuk janë fajtorë, por them se nuk janë përgjegjës. Puna është se kush i hapi ato kanale, me kë kanë pasur miqësi. Nuk diskutohet si si filloi konflikti pasi që grupi nuk kanë shpërndarë luftën jashtë, por kanë qenë të sulmuar në vend. Ai i cili ka shkrepur i pari ka nisur konfliktin. Harrojmë një moment tjetër kur flasim për komisionet ndërkombëtare, janë absurde. Kujtojmë shkrimet që pasuan pas ngjarjeve, për disa këshilltarë nga Franca. Harrojmë se në këtë moment nuk është vetëm gjyqi në shkup, por gjykim ka edhe në Francë, ku personi i akuzuar se ka qenë në Maqedoni në kohën e propagandimit është në gjyq. Askush nuk e përmend”, ka thënë Zekolli.

Ai ka thënë se është i çuditshëm edhe fakti që njëri prej të dënuarve është me shtetësi gjermane. /SHENJA/