Ish diplomati Arsim Zekolli në një kolumnë të fundit të tij për DW analizon reformat e filluara nga Qeveria aktuale, ritmin e ndryshimeve dhe mënyra e ecjes së fazës për reforma, transmeton Zhurnal.

Me këtë Zekolli vlerëson se LSDM-ja është për të përmbushur detyrën e saj dhe për atë mangësive të kësaj Qeverie nuk po ju jepet vëmendje.

“Rezultatet paszgjedhore ashtu siç edhe dolën, e kanë relaksuar opinionin anti Gruevski dhe ‘rikthimin’ e tij në skenë përmes vrerit hakmarës. Gruevski është prototip dhe duke gjykuar nga gjithë ky rezultat ai është i kënaqur me rolin e opozicionerit kontralabil. Në plan të jashtëm, duke injoruar vërejtjet e Pribes dhe heshtjen e institucioneve europiane për mangësitë e qeverisë së re e vërtetojnë qëllimin e tyre që të parashihen të gjitha proceset antireformuese përmes gishtave me qëllim që të plotësohet detyra e ndryshimit të emrit. Këto dy elemente janë në dinamikën e skenës politike si të mjaftueshme që të kuptohet qëllimi i dëshprimit të opinionit momental në bazë të veprimeve të pushtetit aq sa i besueshëm është në krahasim me regjimin e kaluar“, ka shkruar Zekolli.

Ai gjithashtu ka shkruar se nëntoka dhe bizneset po lulëzojnë në Maqedoni.

“Por shkak për dëshprim të opinionit nuk janë vetëm sqarimet tek prizma e atyre që kanë trashëguar pushtetin por triumfi zgjedhor i LSDM. Lirimi i LSDM nga frika e Gruevskit po e relakson partinë nga tensionet dhe frustrimi i humbësit zgjedhor. Por me një efekt i cili kërcënon me energjinë e akumuluar tash e sa kohë, që të kthehet në interne, energji impulsive dhe përplasje me vet partinë.

Mes tjerave duke ringjallur shenjat e saj të harruar të demokracisë sociale që nga ndarja e agrarci dhe qytetarëve, sot të mishëruara në meloditë e reja të përbëra të kryera nga Shkupi i elitar i udhëhequr nga Radmilla Shekerinska dhe Zoran Zaev. Derisa heshtet në media, heshtin intelektualët dhe koridoret burokratike, nëntoka dhe bizneset e saja në Maqedoni po lulëzojnë. Me sa duket paradoksale, në vijën e vjetër të ndarjes dhe të luftës për dominim, vetëm këtu po kursehen pa masë VMRO e BDI”.