Ish-deputeti Izet Zeqiri, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar ministrat shqiptarë, gjegjësisht me mos reagimin e propozimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të hartuar Planin Hapësinor të Rajonit Lindor deri në vitin 2030. Dokument ky i miratuar nga qeveria dhe është në procedurë parlamentare, ky dokument në komisione parlamentare ka kaluar dhe është në rend dite të mbledhjes nr 27 të parlamentit. Sipas Zeqirit, deputetët shqiptarë dhe ministrat fare nuk janë të interesuar për zhvillim rajonal të barabartë, shkruan Fol.

”Qeveria duhet të realizon zhvillim rajonal efikas dhe të barabartë. Ajo duhet të siguroj rritje dhe zhvillim të çdo rajoni duke pasur parasysh specifikat individuale të zhvillimit dhe të siguroj zhvillim regjional të barabartë që do të thotë mbështetja e zhvillimit të rajoneve që kanë probleme zhvillimi dhe të krijon kushte për zvogëlimin e pabarazive aktuale rajonale”, ka shkruar Zeqiri. /Fol/