Në një intervistë për portalin në gjuhën maqedonase “Friday.mk”, deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri ka folur për jetën e tij jashtë politikës.
Mes tjerash ai është pyetur edhe për destinacionin e preferuar të udhëtimit.
“Arabia Saudite, vendet e shenjta për besimtarët muslimanë Medina dhe Mekka. Edhe pse kam vizituar shumë vende në disa kontinente, ndjenja atje ishte e veçantë”, ka deklaruar Zeqiri duke u përgjigjur se cilin destinacion e ka të preferuar.

Në këtë intervistë Zeqiri ka folur edhe për karrigen e tij si gazetar, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka bërë të ditur se karrierën e ka filluar sapo ka mbaruar shkollën fillore në radio Arta të Shkupit, ku ka punuar një vit, kurse pas përfundimit të medresesë është kthyer në gazetari te Tv Era, për të vazhduar në Kanal5 dhe Radio Evropa e Lirë, në Alsat e deri te Tv Shenja.

Intervistën e tij të plotë “pa Politikë” mund ta lexoni në KETU