Ish-deputeti më i zëshëm në Parlamentin e Maqedonisë, Izet Zeqiri, përmes profilit në Facebook, ka shkruar se ndryshimi fillon nga vetë ne, duke aluduar për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017, shkruan Fol.

”Çdo shqiptarë që e takoj me flet për politikë dhe me dëshirë të madhe për ta ndryshuar politikën aktuale. Po ju them se është në dorën tuaj ndryshimi, fillimisht duhet të ndryshoni vetën tuaj para kutisë së votimit. Ndryshimi fillon nga ne”, ka shkruar ish-deputeti dhe njëherit profesor Zeqiri.

Përndryshe, Izet Zeqiri dhe Rufi Osmani (ish-bashkëpartiak në RDK), para disa ditëve në një takim të lirë, i dhanë mbështetje kandidatit të ASH-së në Komunën e Gostivarit, Arben Taravari. /Fol/