Në një intervistë për portalin tesheshi.al deputeti i Lëvizjes  besa thotë se hymnin e ka kënduar me ndërgjegje atdhedashurie, megjithëse  jo më larg se para dy ditëve i pyetur nga televizioni Alsat-M , për të njëjtën temë z. Ibrahimi tha se ishte penduar për këtë veprim.

Në vazhdim pjesë nga intervista e z Ibrahimi për portalin te sheshi:

Te sheshi:Me ç’ndërgjegje e bëtë këtë, politike apo atdhetare?

Zeqirja Ibrahimi:Nuk besoj që ka shqiptar që himnin e flamurit mund ta këndojë me ndërgjegje tjetër, pos atdhedashurisë.