Zëvendësministri për Punë dhe Politikë sociale doc.d-r Elmi Aziri vizitoi Komunën e Likovës ku realizoi takim me kryetarin e Komunës së Likovës, Bashkim Amidi.Ata biseduan për nevojat e Komunës së Likovës dhe kompetencat e Minsitrisë për Punë dhe Politikë Sociale, përkatësisht për mundësitë të bashkëpunimit të mëtutjeshëm të këtyre dy institucioneve.

Vizitën zyrtare të Likovës zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale Aziri e mbaroi me vizitën e zyrës rajonale të IP Qendra ndërkomunale për punë sociale Kumanovë.