Lidhur me emërimin e Aziz Pollozhanit për rektor të përkohshëm të UNT-së, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se këtu kemi pasur parasysh përvojën, njohuritë që ka ai në një Universitet të ri, sesi duhet të drejtohet me një kuadër me eksperiencë dhe nuk kemi bërë gabim.Edhe pse Ahmeti  kishte premtuar në po të njejtin emision se rektori nuk do të jetë ish funksionar i BDI-së sic duket premtimin nuk e mbajti.

“Mendoj se nuk kemi bërë zgjidhje të gabueshme për një fillim të mbarë të UNT-së në Shkup. Pollozhani ka kryer misoinin e vet në fushën e arsimit, diplomaci dhe ai nuk është anëtar në organet drejtuese të BDI-së, mund t’i hedhni sy çdo dokumenti. Me rëndësi është cilësia sesi do fillojë procesi në këtë Universitet”, ka thënë Ahmeti në “Rruga drejt…” në Alsat-M, transmeton .