VMRO DPMNE-ja është optimiste se megjithatë mund të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zëdhënësi i partisë Naum Stoikovski thotë se VMRO-ja është në kontakt me të gjitha partitë, por nuk zbardh nëse tashmë kanë arritur të bindin ndonjë nga deputetët e shumicës të cilët kundërshtojnë zgjedhjet e parakohshme.

Absolutisht se puna kriminogjene që shkakton komplikime në integrimin e Maqedonisë, sic raportuam në vazhdimësi do të bëjë një nxitje shtesë për disa deputet që të pranojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, absolutisht për momentin situata është se pushteti I ka 61 deputetë të nevojshëm për të votuar në parlament, por nuk do të befasohesha nëse ndodh e kundërta. VMRO-DPMNE është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike në Republikën e Maqedonisë – deklaroi Naum Stoilkovski-VMRO DPMNE.

Edhe partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë të pashmangshme dhe të domosdoshme, dhe se përfaqësuesit aktual nuk përfaqësojnë vullnetin e votuesit shqiptar.

Aq më tepër që kjo Qeveri për të disatën herë nuk po merr datë për hapjen e negociatave me BE, dhe kjo është rezultat i mos përmbushjes së kërkesave dhe parakushteve të BE-së që reflektojnë edhe kërkesat e qytetarëve të RMV-së që kanë të bëjnë kryesisht me shtetin e së drejtës, reformat në drejtësi, ligjin e prokurorisë publike. Zgjedhjet e parakohshme do të ishin zgjidhje me e mirë – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lëvizja BESA është parti opozitare dhe një kohë më të gjatë kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme për të rikthyer realitetin e përfaqësimit të shqiptarëve, pasi që përfaqësuesit aktual nuk përfaqësojnë vullnetin e votuesit shqiptar, prandaj çdo iniciative për zgjedhje të parakohshme do përkrahet nga deputetët e Lëvizjes BESA – shprehen nga Lëvizja Besa.

Por idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare e ka hedhur poshtë kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij nuk është e arsyeshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe nëse vendi merr vendim negativ nga Këshilli Evropian për datën e negociatave. Për të siguruar 61 deputetë VMRO DPMNE-së i duhet të bindë të paktën edhe 25 deputetë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. /Alsat M/