Partitë politike mbeten në qëndrimin se zgjedhjet lokale duhet të mbahen në mes të tetorit, siç u dakordua fillimisht para ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Përfaqësuesit e partive politike thonë se presin që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi më 6 gusht të shpallë zgjedhjet lokale. Partitë e bllokut shqiptar dhe maqedonas thonë se tashmë janë aktive në terren dhe në të gjitha mënyrat e mundshme përpiqen të paraqiten në dritën më të mirë para qytetarëve.

 VMRO – DMNE është gati për më 15 tetor dhe unë shpresoj se ato do të shpallen, dhe më 15 tetor Maqedonia do të ketë zgjedhje lokale. Unë shpresoj se LSDM-ja nuk do të gjejë arsye për shtyrjen e zgjedhjeve lokale – tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Të gatshme dhe optimiste janë edhe partitë shqiptare.

Nga LSDM-ja u prononcuan një ditë më parë, poashtu duke thënë se nuk dëshiron prolongimin e lokaleve. Partitë nuk zbulojnë se kush do jenë kandidatë të tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale. Shkurtimisht thanë se ka gjasa të jenë persona të ri, që do jenë kandidatë për të marrë votën e popullit, për t’i udhëhequr komunat në katër vitet e ardhshme. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi një ditë më parë njoftoi se 6 gushti është mundësia e fundit për konsensus mes partive për zgjedhjet vendore duke shtuar se deri tani nuk ka asnjë iniciativë për shpalljen e tyre./Alsat-M/