Fituesi i zgjedhjeve lokale në Zhelinë, njëherit kryetari i ri-zgjedhur, Blerim Sejdiu ka reaguar pas lajmeve se BDI-ja e Zhelinës do të ankimojë rezultatin përfundimtarë. Sejdiu nëpërs një reagimi të gjatë në “Facebook”, ka thënë se pas të gjithë atyre presioneve, keqpërdorimeve, dhe pas shumë harxhimeve “doki” përsëri do të ankohet, njofton monitor.mk.

Sipas Sejdiut, Izairi do të ankohet edhe pse pati ndihme dhe mbështetje të madhe gjatë fushatës nga Ministrat e BDI-së, si dhe rreshtimit “dhunshëm” të të gjithë afaristëve në anën e vet.
Statusi i plotë:

“Pas gjithë atij presioni të madh dhe keqperdorimi i detyrës zyrtare nga policia që ushtrohej ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, pas të gjithë atyre harxhimeve maramendëse në këtë fushatë nga ana juaj (këtë e dijnë të gjithë anëtarët e BDI-së në komunën tonë), pas asaj ndihme dhe mbështetje të madhe gjatë fushatës nga Ministrat e BDI-së, si dhe rreshtimit “dhunshëm” të të gjithë afaristëve në anën tuaj, më në fund të ankoheni përsëri ju, se kinse ka pas parregullësi në këto zgjedhje, edhe atë, në fshatin Zhelinë, kjo tregon mbi të gjitha paturpësi nga ana juaj, tregon sa fer dhe korrekt keni qenë në këto zgjedhje, pra, tregon qartë se kush jeni ju.

Pra, mbi 85% të votave që kanë votuar në fshatin Zhelinë ju kanë votuar juve, dhe përsëri pas kësaj, të dilni të ankoheni se kinse ne u kemi bë juve presion edhe atë në Zhelinë, kjo është çmenduri e llojit të vet dhe nënçmim i të gjithë votuesve të fshatit Zhelinë si dhe të të qytetarëve të komunës së Zhelinës.
Imagjioni, çfarë presioni ju paskemi bë ne, (edhe atë në fshatin Zhelinë) kur ju i keni marrë thuajse të gjitha votat aty?! Përkundrazi, më bazë të përqindjes së votave që keni marrë ju në Zhelinë, tregon qartë se, pikërisht ju jeni ata që keni ushtruar presion dhe blerje të votave dhe sot, fajin e hedhni tek tjetri. Paturpësi e madhe nga ana juaj! Jo fer dhe aspak demokratike! U munduat t’i prishni dy vendvotime në Zhelinë duke e ndalë siguresën e rrymës (falë intevenimit të menjëhershëm të shërbimit të shkollës, ua prishëm planet e errëta që kishi, duke i ndezur ditat pas 4 minutave), pasi nuk ia arritët qëllimit edhe me këtë, u munduat me shantazhime të bleni njerëzit tanë që t’ju lejojnë që të prishen ata dy vendvotime që ju me çdokusht insistonit t’i prishni kur morrët informatat nga tereni, dhe kur edhe pas kësaj nuk ia arritët qëllimit, u ankuat pikërisht për këta dy vendovime edhe atë, pas përmbylles së procesit të votimit nga ana e vëzhguesit tuaj që i kishi bërë presion të parashtrojë domosdoshmërisht ankesë (e që kjo nuk është e evidentuar në Procesverbal pasi që gjatë procesit të votimit nuk ka patur paraqitje/ankesa nga i njejti vëzhgues).

Njëherë të vetme nuk mësove të pranosh humbjen, njëjtë sikur në vitin 2017.
Mësohu ta pranosh njëherë të vetme humbjen dhe tërhiqu nga skena politike, pas dy humbjeve rradhazi. Nga viti 2009 deri 2021, pra, 4 herë rradhazi jeni duke garuar vetëm ju në komunën e Zhelinës, duke ua pamundësuar të tjerëve të garojnë dhe përsëri ju ankoheni.
Duke u tërhequr ju, do t’ju mundësoni gjeneratave të reja në komunën e Zhelinës të çlirohen nga imponimi i dhunshëm i kandidimit tuaj.
Të nderuar,

Populli ashtu si në vitin 2017 edhe sot në 2021, e dha verdiktin e vet dhe kjo duhet pranuar dhe respektuar sa më parë aq më mirë për juve.
Ne jemi Fitues edhe në këto zgjedhje dhe kjo Fitore u takon qytetarëve të komunës së Zhelinës. Procesi i votimit është i përmbyllur, dhe rezultati është i nënshkruar nga të gjitha komisionet e vendvotimeve dhe ky rezultat është zyrtar dhe përfundimtar. Për këtë i falenderoj të gjithë komisionerët për punën e kryer, që mundësuan proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente.
Mirupafshim në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
Faleminderit të gjithëve🙏🏼/Monitor.mk