Zgjedhjet për parlamnetin e ri të Kroacisë do tyë zhvillohen  në fillim të korrikut, tha Presidenti  kroat Zoran Milanoviç.

“Zgjedhjet për  përbërjen e dhjetë parlamentare të Kroacisë do të mbahen më 5 korrik,, kurse në përfaqësitë diplomatike jashtë vendit do të mbahen me 4 dhe 5 korrik”, tha ai.

Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve  hyn në  fuqi me 2 qershor, ndërkohë që afatet ligjore fillojnë të rrjedhin  një diitë më vonë, duke përfshirë një afat prej 14 ditëve për politike dhe kandidatët e pavarur për të paraqitur listat e tyre pranë Komisionit shtëror të zgjedhjeve.

Kroacia brenda ditëve të fundit ka rregjistruar vetëm disa raste me me COVID-19, andaj edhe egzistojnë kushte relativisht të mira epidemiologjike. Zgjedhjet e korrikut  do të mbahen në një mënyrë pak sa më ndryshe  nga zgjedhjete kaluara për shkak të epidemisë, kushte këto që do ti caktojvKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nëbashkëpunim të ngushtë me Institutin e shëndetit publik, shkruajn mediat lokale./fol.mk