Dje rreth orës 18.50 në Stacionin Policor në Tetovë A.B (41) me vendbanim në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinë i cili para 8 ditësh kishte ardhur mysafir tek familjarët e tij në Tetovë ka denoncuar zhdukjen e vajzës së tij 16 vjeçare.Ai rreth orës 15:00 pasi është bërë gati të kthehet në Sarajevë me të bijën, ajo ka humbur pa lënë gjurmë. Policia e Tetovës punon në zbardhjen e rastit.Shqipmedia