Zhelina vazhdon të jetë komuna që më pak fiton nga kolaçi partiak për postet qeveritare. Edhe pse disa vazhdojnë të pensionohen në këto poste, Zhelina vazhdon të shoh ëndrra sy çelur se një ditë do të përfitojë nga partia  poste në këtë qeveri.

Sot pas publikimit të listës së drejtorëve të rinj kanë nisur shumë reagime në rrjetet sociale duke drejtuar gishtin ka Lika se anashkalon shumë komuna duke vendosur njerëz të tij në poste të reja.

Në listën e emërimeve të fundit të dhjetëra deputetëve janë shumë emra të njohur që vazhdojnë të ulen në kolltuqet e drejtorëve. Mes tyre janë: Ekrem Bunjaki, Rufat Huseini, Agron Buxhaku, Resi Abdurrahmani, Ulusi Beqiri, Rafis Aliti. Ata konsiderohen si emrat veteranë të BDI-së. Një pjesë e tyre trashëgojnë këto poste, por një pjesë e tyre janë ende në detyrën e kryetarëve të degëve.

Ndryshe sonte një portal i afërt i Bekim Nezirit sulmoi hapur zv.kryeministrin  Lika për zhagitje të këtyre posteve vetëm e vetëm që ti vendos njerëz të afërt të tij. /FOL/