Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), kohë më parë kanë zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Talat Xhaferin me të cilën kanë diskutuar për dorrëzimin e ligjit për ish-ushtarët, veteranët dhe familjet e dëshmorëve në procedurë parlamentare, mësonë Zhurnal nga burime brenda Parlamentit të Maqedonisë.

“Po është zhvilluar një takim i kryeparlamentarit Talat Xhaferi me ish-ushtarë të UÇK-së të cilët punojnë rreth hartimit dhe dorrëzimit të një ligji për ish-ushtarët e UÇK-së në parlament”, thonë burime nga brenda parlamentit të Maqedon.

Zhurnal, po ashtu mëson se Ligji për ish-ushtarët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës i cili është hartauar nga ish-ushtarët e UÇK-së, është hartuar dhe se për të njëjtin ish-ushtarakët kërkojnë që të futet në procedurë parlamentare dhe më pas siç thonë ato është punë e partive politike që ta miratojnë atë.

Përveç me kreun e Parlamentit, Zhurnal mëson se ish-ushtarët janë takuar edhe me e Avokatin e popullit Ixhet Memeti me të cilin janë këshilluar për të institucionalizuar këtë të drejtë Kushtetuese.