Në krahasim me tre mujorin e parë të vitit të kaluar, në vitin 2019 Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të mallrave të eksportuar, për 15.9% dhe njëkohësisht rritje të importit prej 14.2%. Megjithatë, vendi importon mallra më shumë se sa eksporton, ndërsa vetëm 75% e importit mbulohet me eksport. Sipas ekspertëve të ekonomisë, rritja e eksportit shkon në vijë të drejtë proporcionale me përmirësimin e standardit, përmirësimin e mënyrës së jetesës dhe rritjen e pagave. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se Qeveria ka ndarë mbi 70 milion euro fonde për tu ndihmuar kompanive që eksportojnë jashtë vendit, me qëllim, rritjen e eksportit.

ABSOLUTISHT, E KEMI TË PATJETËRSUESHME QË TË GJITHA KOMPANITË T’I NDIHMOJMË, T’I FORCOJMË DHE T’I BËJMË MË KONKURRENTE, NDËRSA KONKURRENCË VJEN NËSE JANË MË PRODUKTIVE, NDËRSA PRODUKTIVE JANË NËSE KANË TEKNOLOGJI TË REJA, PUNËTORË DHE MENAXHIMET QË POSEDOJNË NJOHURI. ANDAJ KËTË VIT KEMI NDARË MAKSIMALISHT FONDE, 70 MILION EURO NGA BUXHETI QË TË JU NDIHMOJMË KOMPANIVE 09:00 NE NUK JEMI VEND QË KEMI RESURSE TË TJERA, XEHERORE TË MËDHA OSE RESURSE ENERGJETIKE, APO EVENTUALISHT TË THEMI SIKURSE KROACIA DHE GREQIA, QË TË MUND TË JETOJMË NGA TURIZMI.- THA KOÇO ANGJUSHEV – ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Akademiku Izet Zeqiri thotë se është e palogjikshme që të kërkohet nga kompanitë private të rrisin rroga kur nuk kanë përkrahje nga Qeveria. Sipas tij, fondet që Qeveria ka ndarë për kompanitë prodhuese, shkojnë tek kompanitë pronarët e të cilave janë të afërt me pushtetarët.

ËSHTË E PALOGJIKSHME QË TË KËRKOHET NGA KOMPANITË VENDORE QË JANË NË KRIZË DHE NË SITUATË TË VËSHTIRË TË LIKUIDITETIT DHE ATA VËSHTIRË SE MUND TË JAPIN PAGA MË TË LARTA NË KËTË SITUATË KU NUK KANË NJË PËRKRAHJE REALE NGA QEVERIA. PO TË ANALIZOHEN EDHE FONDET QË JEPEN PËR INOVACIONE EDHE FONDET PËR EKSPORT, ATA NUK ARRIJNË TEK TË GJITHË KOMPANITË TË CILËT E MERITOJNË POR ATA SHPËRNDAHEN NË MES NJERËZVE TË CILËT JANË TË VESHUR ME PUSHTET OSE KOMPANIVE DHE FAMILJARËVE TË TYRE”.- U SHPREH IZET ZEQIRI – AKADEMIK-EKONOMIST

Për tre muajt e parë të vitit 2019, Maqedonia e Veriut ka eksportuar mall me vlerë prej 2.335.520 dollarë, ndërsa ka importuar 3.111.373 dollarë import. Maqedonia e Veriut është vend pa turizëm të zhvilluar, pa pasuri natyrore si xehe të shumta ndërsa burim kryesorë e ka prodhimin dhe eksportimin e të njëjtit. Shtetet me të cilat ka më shumti shkëmbim tregtarë, janë Gjermania, Italia, Bullgaria, Greqia dhe Britania e Madhe.