Zhvillohet debati për bashkëveprim mbi kauzën e federalizimit

Në sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës, zhvillohet debati i organizuar nga Lëvizja Ilirida me temë “Zgjidhje fundamentale e funksionimit të barazisë në RMV”, ku qëllimi i debatit është bashkëveprim mbi kauzën e federalizimit.

Folës të debatit do jenë: Nevzat Haliti, Milaim Fejziu, përfaqësuesi i Lobit Shqiptaro-Amerikan, Mamut Skenderi etj.

Nevzat Halili: Edhe pas vitit 2001 shqiptarët në Maqedoni nuk janë komb

 

Debatuesi i parë, z. Nevzat Halimi tha: “Asnjë udhëheqës nuk ka guxuar të përmend numrin e shqiptarëve në Maqedonisë, i cili është mbi 30%. Pra, ata që zënë poste të ndryshme kanë dobësi, servilitet, andaj nuk e bëjnë këtë. Edhe pas vitit 2001 shqiptarët në Maqedoni nuk janë komb, por janë të njejtë me pakicat e tjera. Kjo përkufizohet edhe me ligjin për gjuhët.”

Milaim Fejziu: “Idea e referendumit është e vjedhur”

Ndërkaq, Prof: Milaim Fejziu: “Jam i gëzuar që sot pas 2 dekadave të heshtjes së një projekti i cili është zanafilla e aktiviteteve politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Edhe pas 3 dekadave ne jemi në vend-numëro sa i përket rregullimit të çështjes së shqiptarëve të Maqedonisë. Përfaqësuesi tonë janë vetëm pjesëmarrës në funksionet e shtetit. Ata në asnjë moment nuk janë vendosës dhe këmbëngulës sa u përket shqiptarëve. Universiteti i Tetovës nuk është legal. Sepse me ligjin për arsim rregullimit i shkollimit është rregulluar vetëm me një nen, i cili nuk është i mjaftueshëm dhe nuk rregullon tërësishëm të drejtën për arsim të lartë.Idea e referendumit nuk është e jona. Ne atë ide e vodhëm nga një dokument i llordit Carington, i cili sugjeronte që popujt e ish Jugosllavisë të vendvendosin për ndarjen nga ai shtet”.

Mamut Skenderi “Sipas NATO-së jemi 47% shqiptar më Maqedoni.”

Përfaqësuesi i lobit shqiptaro-amerikan, Mamut Skenderi: “Diaspora shqiptare do të jetë gjithmon pran kauzës kombëtare, ku do që jetojnë shqiptarët, sepse çështja shqiptare ende nuk ka zgjidhje. Kemi të njejtit njerëz qe 20 vjet si në Maqedoni, Preshevë, Shqipëri të cilët nuk kanë bërë asgjë për avancimin e çështjes shqiptare. Federalizmi në Maqedoni është i domosdoshëm, sepse decentralizimi nuk është bërë, shteti është ende i centralizuar, gjuha shqipe nuk është e rregulluar si duhet me ligj, flamuri është zyrtar në cende të përcaktuara. Jemi 47% shqiptar më Maqedoni, sipas NATO-së.

Për 15 vite këtu do të realizohet një pastrim etnik-ekonomik i shqiptarëve në Maqedonisë. Nëse nuk marim masa, këtu shqiptarët do ngelen pakicë etnike. Ne si diasporë do të angazhohemi që të ndalohet ky kaos”.

Debati vazhdon…