Ziadin Sela shkruan:

Në ditën botërore të mjedisit, kujtojmë se ndotja është një nga problemet kryesore me të cilat përballet vendi. Shkupi mban rekordin e kryeqytetit më të ndotur në Evropë dhe qyetetet tona, kryesisht ato në pjesën veri-perëndimore të vendit kryesojnë rregullisht listat e qyteteve më të ndotura në botë. Kostoja njerëzore dhe ekonomike e ndotjes është e jashtëzakonshme: 4,000 vdekje të parakohshme, apo dy deri në tri herë më të larta se mesatarja evropiane dhe deri në 1,5 milion euro në vit sipas organizatave të specializuara ndërkombëtare. Edhe përkundër kësaj emergjence mjedisore, mjedisi dhe ruajtja e tij nuk ka qenë prioritet i asnjërës nga qeveritë e deritanishme në Maqedoninë e Veriut, kryesisht për shkak të interesave të oligarkëve dhe politikanëve të cilët janë pasuruar në kurriz të shkatërrimit të ambientit tonë jetësor, siç është dëshmuar së fundmi me skandalin e mazutit për ngrohje. Koha për të vepruar dhe deklaruar ndotjen si emergjencë e shëndetit publik dhe mjedisore është tani!