Në një nga takime e shumta që zhvilloi me qytetarët e Tetovës, gjatë ditës së djeshme kryetari i Aleancës për Shqiptarët foli edhe për një moment të veçantë, kur pas ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit qëndroi për kurim në Tetovë.

Ai më këtë rast tha : “Tek po dëgjoja parafolësit e mi, po mendjen dhe veshin e kisha tek zhurma e ujit, zhurmë me të cilën unë kam kaluar disa ditë këtu në Tetovë. Në periudhën më të vështirë timen personalisht.

Në kohën kur erdha dhe Tetova më ofroj mbrojtje nga ata të cilët donin ta eliminonin Ziadin Selën. Të gjithë ato që ju thonë ndonjë gjë për Ziadin Selën thonu se Ziadin Sela është më tetovar se gjithsecili, sepse nuk e harroj mbrojtjen që ma dha Tetova , bukën që më ushqej mua dhe njerëzit e mi që rrinin e më ruanin mua në spital në momentet më të vështira për mua.

Por unë nuk e harroj asnjë shqipëtar dhe urrejtjen më të madhe e ndjej për ato që shqiptarët mundohen t’i ndajnë me krahina e me zona.

Gjithsecili prej nesh e themi me fshatra e me qytete, gjithsecili prej neve e përsërisim atë shprehjen përça e sundo dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është fjalia që më së shumti funksionon brenda, përbrenda nesh dhe ne jemi ata që duhet tu japim fund”.