Lideri i Aleancës për Shqiptarët, sonte i ftuar në TV21 në emisionin Click Plus i bëri apel kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit që të thirrë tryezën e partive politike shqiptare, informon Fol.

“Unë nuk kam ndonjë shkak për ta thirr tryezën e partive politike shqiptare. Në qoftë se do ta kisha do ta ftoja. Aq më tepër që kam vërejtur në deklarimet publike të kryetarëve tjerë, të oponentëve të mi politik, që janë të interesuar për ta minuar këtë tryezë të partive parlamentare shqiptare dhe unë nuk dua të bëhem shkaku duke e thirrë të njëjtën përfundimisht të minohet kjo tryezë e partive politike shqiptare.

Ju e keni pa zotin Ahmeti në emision dhe gjithçka që ai flet në emision është në shërbim të minimit të tryezës së përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, për të cilën unë vlerësoj që është një instrument shumë i rëndësishëm politik, jo vetëm në duart e ASH-së dhe Ziadin Selës, por edhe në duart e zotit Ahmeti, z. Thaci, z. Kasami, z. Gashi e të gjithë aktorëve tjerë politik që janë në parlament, por më e rëndësishme se gjithë këto emra të përveçëm të cilat i përmenda, instrument politik shumë i rëndësishëm për ato të cilët Aleanca për Shqiptarët vepron politikisht, është për gjeneratat e ardhëshme të shqiptarëve.

Zoti Ahmeti ka një moment për ta thërritur këtë tryezë të përbashkët të partive politike, dhe ky është negociatat për emrin dhe unë shfrytëzoj rastin që ti bëj publikisht apel dhe nuk dua që të keqkuptohem.

Aspak nuk është e mençur edhe nga ana e kryeministrit që të largohen nga këto bisedime shumica e shqiptarëve, këtu në Republikën e Maqedionisë, kur them këtë, vullneti i shumicës së shqiptarëve i shprehur me votë është në anën e opozitës. Mospjesëmarrja në bisedimet e opozitës shqiptare në lidhje me çështjen e emrit, përjashton shumicën e shqiptarëve dhe qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje dhe natyrisht që i tangon edhe shqiptarët. Ne duke mos qenë pjesë e këtyre negociatave jemi detyruar që qëndrimet tona ti themi publikisht se çfarë do të ishte jo e pranueshme për shqiptarët.

Ne nuk themi që duhet të jemi me patjetër pjesë e negociatave, por zoti Ahmeti duhet ta thërras tryezën e partive politike dhe shqiptarët të ndërtojnë qëndrim unik në lidhje me çështjen e emrit. Pastaj, përsëri le të shkoj zoti Ahmeti të bisedoj dhe le të jetë pjesë e negociatave, po në këtë rast nuk duhet të jetë negociator i BDI-së dhe të prezantoj qëndrimet e BDI-së, por do të përfaqësoj interesin e gjithë shqiptarëve të shprehur me votë gjatë zgjedhjeve dhe qëndrimin shqiptarë mbi këtë problematik.

Prandaj unë i bëj apel që ta ftoj tryezën e partive politike, nuk është kjo për ta dëmtuar politikisht, por përkundrazi mendoj në vend që ta thirë në emër të një subjekti politik që ka humbur legjitimitetin dhe përkrahjen e shqiptarëve, ai mund të thirret në emër të të gjithë shqiptarëve dhe ne jemi për t’ia krijuar këtë mundësi, pa asnjë problem, pa kërkuar që të bëhemi pjesë e qeverisjeve pa qenë ne si Aleancë për Shqiptarët deri sa nuk i fitojmë zgjedhjet ne pjesë e qeverisë. Jo”-deklaroi Ziadin Sela./Fol/