Sonte në emisionin 200 në Alsat është i ftuar kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ku shprehet se nuk është e mjaftueshme vetëm përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulën e Kushtetutës, por duhet edhe gjuha shqipe.

“Marrëveshja e Ohrit është dokument i cili është krijuar në kushte lufte, ne nuk duhet të ndalemi dhe të bazohemi vetëm tek ajo marrëveshje që ndaloi konfliktin. Nevojat e qytetarëve nuk janë statike. Ato janë dinamike dhe nevojat dhe të drejtat e tyre nuk duhet të ndalen vetëm në ato të 2001”, deklaroi Sela.