Gjatë ditës së sotme mediat informuan se është  zhvilluar edhe një takim kokë më kokë mes Liderit të LR-PDSH-së Ziadin Selës dhe atij të Lëvizjes BESA, Bilall Kasamit. Ky takim është  zhvilluar në Shkup dhe jozyrtarisht mësohet se takimi ka të bëjë  me atë se çfarë diskutuan dje me eurokomesarin Johannes Hahn, si dhe nevoja imediate e thirrjes së tryezës së përbashkët të partive politike , nënshkruese të platformës shqiptare,në mënyrë që të informohen hollësisht me bisedimet që janë duke u zhvilluar për formimin e qeverisë së re nga ana e BDI-së.  Poashtu  mësohet se temë e këtij takimi ka qenë edhe nevoja për kordinim  të aktiviteteve të përbashkëta, për negociatat që zhvillohen me palën maqedonase për formimin e një shumice të re parlamentare, si dhe nevojën që në këto bisedime mos bisedohet veç e veç, por si bllok i përbashkët shqiptarë.