Siç njofton departmenti për informim pran Aleancës për Shqiptarë,Ziadin Sela sot në mesditë ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do qëndroj deri në mes të dhjetorit.
Sela do jet mysafir i lobit Shqiptaro Amerikan pët festën e 28 Nëntorit(festës së Flamurit) gjithashtu janë planifikuar dhe takime me kongresmen Amerikan dhe figura të rëndësishme politike.
Sela sot nga Kuvendi direkt ka shkuar në Aeroport dhe ka arritur në kohë për të kapur fluturimin fal intervenimit të Kryetarit të Kuvendit i cili ka siguruar përcjellje të policis me qëllim të arritjes në kohë pasiqë më parë Talat Xhaferi e kishte lutur Selën që të qëndroj në Kuvend për të votuar rendin e ditës meqë nuk ka pasur kuorum,për udhëtimin e tij në ShBA Sela e kishte njoftuar Kuvendin shumë më herët,prandaj shpekulimet e disa portaleve lidhur me votimin e sotëm në Kuvendë janë shpekulime të dala nga ,,kazani mediatik” me tendencë dhe qëllimkqija.